Home / Rreth Nesh
Është themeluar në vitin 2006 dhe ka operuar në fushën e ndërtimit për shumë projekte kryesisht me natyrë civile si banime, shërbime, relaks e rekreativitet.
Eksperienca jonë gjatë viteve përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi deri në përfundim duke qene investitor, por gjithashtu edhe nënkontraktor në kompani lider në treg duke realizuar zëra të veçantë si: veshje fasadash, termoizolime, sisteme të thata, murature, suvatime, shtresa , dyshemeje, shtresa tarrace, tarraca te gjelberuara, hidroizolime, shtrime, veshje dhe rifinitura nga më të ndryshmet si edhe shumë proçese të tjera, duke ofruar çmimet dhe cilësinë më konkuruese, si dhe duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të klientit.
Ne ofrojmë nivelin më të lartë të profesionalizmit, integritetit, ndershmërisë dhe drejtësisë në marrëdhëniet tona me klientët, partnerët, furnitorët dhe nënkontraktorët. Gjithmone mundohemi të sjellim koncepte të reja dhe bashkëkohore duke realizuar projekte sipas modeleve dhe standarteve europiane.
Ne zbatojmë teknologjinë më të fundit duke garantuar rezultate të cilësisë së lartë dhe shume jetegjatesi.Cemex Albania është përkushtuar për të ofruar një shërbim dinjitoz dhe për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe partnerëve të biznesit, në implementimin e çdo projekti.
Eksperienca e fituar ndër vite na bën të jemi të parët në cilësi dhe vlera për shërbimet që ofrojmë.
Synojmë të jemi gjithmonë partneri juaj ideal për të ecur përpara në mënyrë të sigurt. Falë ambicjes për të tejkaluar çdo sfidë, dëshirës për të përmbushur çdo kërkesë dhe punës së palodhshme, ne rritemi përditë e më shumë, duke i dhënë garanci investimit tuaj.
Për të qënë kompani lider në fushën e ndërtimit nuk bëjmë kompromis me cilësinë, korrektësinë dhe profesionalizmin.Cdo projekt i ndërtuar është shtëpia jonë. Cdo bashkëpunëtor është familja jonë.
Të rritemi me ritme të shpejta dhe me baza të sigurta në çdo fushë dhe kategori të ndërtimit duke ofruar gjithmonë idetë dhe zgjidhjet më të mira.