Cemex Albania është një kompani prestigjioze ndërtimi dhe menaxhimi për shumë projekte në Shqipëri, të përqëndruar kryesisht në Tiranë dhe në zonat e Shqipërisë së Mesme.
Për gati pesëmbëdhjetë vite, ne kemi operuar së bashku me klientët dhe partnerët tanë, në realizimin dhe implementimin e shumë projekteve dhe objekteve civile me natyrë kryesisht banimi, shërbime tregëtare, relaksi, rekreativiteti etj.
Një projekt I suksesshëm kërkon një koordinim perfekt të gjithë procesve dhe një staf profesionist. Në përgjigje të këtyre kërkesave, por edhe të kompanive të ndërtimit, vjen “Cemex Albania”, një kompani që zbërthen dhe I jep zgjidhje cdo projekti, por edhe propozon ide bashkëkohore e inovative.
Ndërtimi është sektori ku “Cemex Albania” operon më gjerësisht në treg. Ndër vite, çfarë na diferencon është integriteti, shërbimi dhe fasilitetet që ofrojmë për komunitetin që na zgjedh. Këto vlera na udhëheqin dhe punojmë fort që ti përforcojmë në çdo projekt të ri që ndërtojmë!
Cemex Albania për të ofruar një shërbim sa më dinjitoz dhe të kompletuar ka në strukturën e vet një staf të kualifikuar inxhinierësh dhe teknikësh të cilët ndjekin në cdo hap investimin tuaj. Ne kujdesemi që cdo projekt të realizohet në mënyrën më perfekte të mundshme dhe pa tejkaluar afatet e paracaktuara.
Menaxhimi i projekteve do të thotë më shumë se kontrolli konstant i ecurisë së punës; përfundimi në kohë dhe realizimi sipas kërkesave të klientit: ai bashkon klientët me skuadrën e punës, krijon një vizion për sukses dhe mban të gjithë palët e përfshira në një drejtim të nevojshëm për të qëndruar në të njejtën linjë, atë të suksesit.